top of page
  • White Facebook Icon
  • White Twitter Icon
Search

Zotësia Juridike

Në pothuajse cdo dokument ligjor që mund të keni firmosur apo edhe thjesht lexuar, keni hasur termin “zotësi juridike për të vepruar”. Po këtë term mund ta keni hasur edhe si thjeshtë “zotësi juridike”. Por nga dallojnë këto të dyja?


Referuar Kodit Civil, me “zotësi juridike” kuptohet: “Çdo person fizik gëzon zotësi të plotë e të barabartë për të patur të drejta dhe detyrime civile, brenda kufijve të caktuar me ligj” dhe “Zotësia juridike fillon me lindjen e personit gjallë dhe mbaron me vdekjen e tij. Fëmija kur lind i gjallë gëzon zotësi juridike që nga koha e zënies.”


Ndërsa me “zotësi juridike për të vepruar” kuptohet: “Personit, kur mbush moshën tetëmbëdhjetë vjeç, i lind zotësia e plotë që me veprimet e tij të fitojë të drejta dhe të marrë përsipër detyrime civile. Zotësinë e plotë për të vepruar e fiton me anë të martesës edhe gruaja që nuk ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë vjeç. Ajo nuk e humbet këtë zotësi edhe kur martesa është deklaruar e pavlefshme ose është zgjidhur para se të mbushë moshën tetëmbëdhjetë vjeç.”


Pra, zotësinë juridike e gëzon cdo person, pavarësisht moshës apo cilësive të tjera, dhe kjo zotësi përfundon vetëm në momentin që personi ndërron jetë, ndërsa në lidhje me zotësinë juridike për të vepruar, vërehet që për të patur një zotësi të tillë duhet të plotësohen disa kushte, si dhe mund të humbasë përgjatë jetës për arsye të ndryshme si p.sh. mjekësore.


Limitime ligjore në lidhje me zotësinë juridike për të vepruar e gjejmë edhe në rastet e të miturve. I mituri nën 14 vjec, nuk ka zotësi juridike për të vepruar dhe të gjitha veprimet juridike për llogari të tij kryhen nga përfaqësuesi i tij ligjor, p.sh. prindërit. Ndërsa të miturit nga 14 vjec e lart, kanë një zotësi juridike për të vepruar të limituar, konsideruar që p.sh. ata mund të punojnë dhe të disponojnë të ardhurat që rrjedhin nga puna e tyre, por mund të futet në një marrëdhënie kontraktore pune si palë vetëm përmes pëlqimit paraprak të përfaqësuesit të tij ligjor (p.sh. prindërit)


Përgjatë jetës, apo ndonjëherë edhe për arsye të mjekësore të identifikuara që prej lindjes, individid mund t’i hiqet plotësisht, apo kufizohet zotësia e tij juridike për të vepruar. Në këto raste, të gjitha veprimet juridike për llogari të këtij personi, do të kryhen nga përfaqësuesi i tij ligjor. Kini parasysh që e vetmja mënyrë për të kufizuar apo hequr zotësinë juridike për të vepruar të një personi është vetëm përmes vendimit të Gjykatës.

 

 

 

 

 

 

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page